Një objekt është përfshirë nga flakët në Jalë. Burime për mediat bëjnë me dije se objekti i cili ka marrë flakë ndodhet në zonën e kampit veror, ku çdo vit të rinjtë e Partisë së Lirisë mblidhen dhe organizojnë aktivitetin e “Akademisë në Jalë”.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike. Menjëherë ne vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikëses të cilët menjëherë neutralizuan flakën.

Ndërkohë, fatmirësisht bëhet me dije se si pasojë e flakëve nuk ka pasur të lënduar.

“Si pasojë zjarri ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel ,ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike.

Efektivët zjarrfikës me dy mjete kanë mundur të lokalizojnë e më pas të shuajnë flakët.

Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe 4 dhoma hoteli ndodhet në Jalë, shumë pranë shëtitores së saj”, thuhet në njoftimin e policisë.