Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Bëhet me dije se makina ishte e parkuar poshtë një pallati 3-katësh, ku u përfshi nga flakët për shkak të një defekti teknik.

Flakët kanë rrezikuar edhe pallatin, por fatmirësisht ndërhyrja ka qenë e shpejtë e zjarrfikësve dhe kanë arritur që të shuajnë flakët.

Nga ngjarja fatmirësisht s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e  ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.