Një 19 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Policia bën me dije se i riu është kapur duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër person që dyshohet se informonte të arrestuarin.

Ndërkohë nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tarifa”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.