Hetimi që ka të bëjë me manovrat e pagave te Juventus janë duke u mbyllur nga prokurori federal Giuseppe Chine.

Sipas raportimit nga “Sportmediaset”, Juventus rrezikon një gjobë të madhe ose një dënim prej më shumë pikësh, ndërsa ish-drejtuesit e saj të cilët kanë qenë pjesë në këto ndodhi ngjarjesh, mund të sanksionohen edhe më shumë.

Nga ana tjetër, lojtarët mund të shpëtojnë, duke qenë se në shkëmbimin e e-maileve ndërmjet agjentëve të tyre dhe drejtuesve të asaj kohe, prokurori federal vlerësoi se niveli i ndërgjegjësimit për sjelljen e treguar ishte i pamjaftueshëm. /h.ll/abcnews.al