Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, nuk ka pranuar që të dorëzojë kodin e telefonit, pas arrestimit për akuzën e korrupsionit zgjedhor. Por, sipas SPAK, zbërthimi i telefonit të Pandeli Kokaveshit, ka vërtetuar se shtabi elektoral i Bejlerit kundrejt dhënies së votës i premtonin qytetarëve të Himarës edhe letrat greke. Gjatë leximit te provave shkresore, SPAK, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit te bashkëpandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi është  zbuluar një  grup ne aplikacionin whatsapp i quajtur “Himara ime je ti”. Ne këtë grup sipas prokurorisë, ka biseda rreth ndihmës qe do ti ofroheshin qytetarëve te Himarës dhe zona përreth nder to edhe për sigurimin e “letrave greke”.

Madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: “Çfarë janë këto biseda, nga këto do te digjesh ti! Por avokatët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK, dhe sipas tyre nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se sa te kryhej vepra penale, madje telefoni ka qene ne pronësi të nënës se Pandeli Kokaveshit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm ne seancën së martës pasi ndodhej në Greqi për te kryer  disa analiza. Seanca e radhës do te mbahet me 29 dhjetor në orën 11:00

/abcnews.al/