Dani Ceballos do të largohet nga Real Madrid. Mesfushori 25 vjeçar ka vendosur të “divorcohet” me Loss Blancoss, raportojnë mediet spanjolle.

Këtë sezon, lojtari ka luajtur vetëm 7 ndeshje. Trajneri Carlo Ancelotti nuk ka preferuar ta aktivizojë, pasi ka bërë zgjedhje të tjera, në një repart ku konkurrenca është e madhe.

Ceballos dëshiron të mbetet në La Liga, ose më saktë, të firmosë me Betis. Kalimi te ky ekip nuk pritet të bëjë problem për ekipin me seli në Madrid, me këta të fundit që kërkojnë të fitojnë të paktën pak milionë euro nga shitja e tij. Kontrata e Ceballos me Real Madrid skadon në 2023.