Një skandal u evidentua në një nga shkollat më të mira 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”. Mësuesi i emëruar për lëndët e “Fizikës” dhe “Informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu rezultonte i dënuar  për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho  në seancën e sotme parlamentar i drejtoi ministres së Arsimit, Evis Kushi pyetje në lidhje me punësimin e këtij mësuesi.  

Xhixho: Mbi çfarë kriteresh është bërë rekrutimi dhe emërimi i Ëngjell Bregut i dënuar më parë për pedofili dhe cilët janë mekanizmat që keni ju për të garantuar sigurinë e nxënësve. Çfarë praktikash ndiqni ju kur raportohet një ngacmim seksual?

Kushi sqaroi se mbi çfarë kriteresh ishte bërë rekrutimi dhe e mërimi i mësuesit Ëngjëll Bregu. Ajo i “la topin: Gjykatës duke thënë se nuk kishte vendim i cili i kishte hequr të drejtën për të ushtruar profesionin. 

Kushi: Unë e besoj fort se persona të tillë nuk duhet të hyjnë asnjë minutë në ambientet e shkollës. Ai është larguar menjëherë dhe nisëm një hetim administrativ për të gjetur personat përgjegjës që kanë lejuar  punësimin e tij.

Si ka qenë procedura për emërimin e tij?

Kushi: Ai ka filluar punë në vitin 1980 duke vazhduar pa shkëputje. Në vitin 2003 pas ngjarjes së ndodhur me nxënësit ky mësues është dënuar me 7 muaj heqje liri nga Gjykata. Por në vendimin e saj Gjykata nuk i ka hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit. Në vitin 2017 mësuesi ka aplikuar përsëri dhe është punësuar që nga viti 2018 me kontrata të përkohshme dhe së fundmi zyra arsimore Berat e ka emëruar mësuesin me kontratë të përkohshme. I përmenda këto fakte për të thënë që ai nuk është rikthyer sot, por ka qenë pjesë e sistemit arsimor që nga 2003.

Kushi u shpreh se mbrojtja e fëmijëve është e shenjtë dhe nuk do lejojnë askënd që ta cenojë.

Në përgjigje të deklaratës së Kushit, Xhixho tha se kjo nuk ishte përgjigjja që priste.

Xhixho: Ne reagojmë gjithmonë pasi ndodhin ngjarjet dhe nuk ndërtojmë mekanizma para te ngjarjet që ndodhin. Me ligj ne do të kishim ndaluar punësimin dhe aksesin e këtyre personave që janë të dënuar me vendime të formës së prerë për ngacmime seksuale. Sistemi i rekrutimit nuk është me probleme, ai është korruptiv. Vetëm një sistem korruptiv mund të krijojë shembuj të turpshëm.