Gjykata e Posaçme lë në burg Gentian Nushin nënkryetarin e bashkisë së Lushnjes, njëherësh kryetar i degës lokalë të PS arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Në masën e sigurisë arrest me burg është lënë edhe  Leonard Sefa, Drejtor i Prokurimeve në Bashkinë Lushnjë,

thanë se dy zyrtarët ranë në pranga në kuadër të hetimeve për të cilat në 6 korrik 2021 u arrestua edhe ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe me disa punonjës vartës të tij dhe biznesmenë që kishin fituar tenderat.

Konkretisht sipas SPAK, implikimi i nënkryetarit të bashkisë Gentian Nushi dhe drejtorit të prokurimeve Leonard Sefa është evidentuar në procedurën e prokurimit publik, me fond limit 23.251.340 pa TVSH “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, zhvilluar në vitin 2020.

Prokuroria bën të ditur se personat nën hetim në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO-ALB shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Po ashtu dyshohen edhe për 3 prokurorime të tjera.

Gentian Nushi dhe Leonard Sefa u arrestuan më 13 dhjetor 2021