Ish-presidenti Ilir Meta dhe kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta është duke u hetuar për dy vepra penale nga ana e SPAK.
Ora News mëson se ai po hetohet për veprën penale të korrupsionit pasiv sipas nenit 259 të Kodit Penal dhe veprën penale e falsifikimit sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Kreu i SPAK kthehet nga Uashingtoni e nis punën, takimin e parë e bën me ambasadoren Yuri Kim
Sipas burimeve nga SPAK bëhet fjalë për pasqyruar financiarë të depozituara në KQZ për lobim e shpenzime elektorale për efekt të lobimi në ShBA.
Hetimi për Metën ka nisur për shkak të një kallëzimi të bërë në qershor nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi.
Vete Meta reagoi diten e djeshme duke e quajtur SPAK-un si një institucion të kapur nga mafia e inceneratorëve.