Presidenti Ilir Meta është shprehur në një konferencë për mediat se janë të pavërteta deklaratat e ministrit grek, Nikos Dendias, i cili u shpreh se kreu i shtetit nuk ka dhënë autorizim për negociatat lidhur me çështjen e detit.
Meta u shpreh se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga kryeministri Edi Rama për të dhënë një autorizim lidhur me këtë çështje.
Presidenti tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të dhënë sqarime të mëtejshme për pretendimet e ngritura.
Një nga çështjet për të cilën kam shmangur debatin publik, edhe kur jam provokuar për këtë temë, ka qenë kjo temë. Jo sepse ja kursej debatin dikujt dhe gjithkujt, por tema është e rëndësishme, është delikate, ka të bëjë me interesa të mëdha, të cilat mund të mbrohen ose të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme. I kam dhënë mbështetjen qeverisë, kryeministrit, janë të mirëdokumentuara. Institucioni që i ka kërkuar kryeministrit për të bërë kërkesë për të zhvilluar negociata politike.
Gjatë negociatave ka qenë dhe një kërkesë e palës tjetër për një qasje politike për këtë çështje. Është një marrëveshje që nesër mund të shjkojë sërish në Gjykatën Kushtetuese. Deklarata e Ministrit te Jashtem te Greqise qe nuk i kam dhene autorizimin Kryeministrit eshte e pavertete. Kjo është e vërteta më e madhe. Nuk e paragjykoj përderisa ka takuar vetëm një palë.
Është e drejta e tij t’i referohet asaj pale. Presidenti është i detyruar për transparencë. Të bëjë të qartë se nuk ka patur asnjëherë asnjë kërkesë për autorizim nga kryeministri për këtë çështje. Nuk dua të flaës më tej për çështjen në fjalë. Shqipëria ka Kuvendin e saj, në të cilin duhet të mbajë një qëndrim. Unë si President, që nga ky moment, deri në 24 korrik, jam në dispozicion të Kuvendit të Shqipërisë, të seancës plenare, të Komisionit të Jashtëm, të Komisionit të Ligjeve për të bashkëpunuar apo për të dhënë sqarime që unë kam përmbushur si President për këtë proces” – tha Meta.