Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Enno Bozdo, komentoi rrëzimin e kandidaturës së Simon Mirakajt si anëtar i Autoritetit të Dosjeve, pasi shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Sali Berisha.

Bozdo deklaroi se Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi janë ulur disa herë në tryezë me kryeministrin Rama të gatshëm për të bashkuar votat për të zgjedhur Presidentin e ri.

Nëse bashkon votat me Ramën, s’ka ndonjë gjë të keqe t’i bashkojnë dhe të tjerët për një çështje konsensuale siç është Autoriteti i Dosjeve.

U përmend fjala e sigurimit të shtetit. Ata që reaguan ekzaktësisht si oficerë të sigurimit të shtetit ishin Bardhi, Alibeaj dhe Balla, që e di shumë mirë çfarë është.

Nuk u tha që Mirakaj u plotëson apo jo kushtet, por u morën me biografinë e tij, nuk mund ta thotë një përfaqësues i PD, apo Alibeaj, që pretendon se është përfaqësues i të persekutuarve politikë.”-tha Bozdo.