Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrë kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha. Gjithashtu, ai është takuar dhe me mikun e madh të kombit shqiptar, Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Bill Clinton.

Meta falenderon Berishën dhe Hyland, për atë që ai e quan mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe për kontributin për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, z.Elmi Berisha dhe mikun e madh të kombit shqiptar, z.Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.

Mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta dhe ndan foto nga takimi.