Ide e re për krahun e djathtë të Milanit. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi po mendon për Edon Zhegrovën, anësorin kosovar të Lille, protagonistin e një sezoni të madh në Ligue 1.

Marrëdhëniet e shkëlqyera me klubin francez e ndihmojnë “Djallin”, edhe pse aktualisht nuk ka negociata në zhvillim. Zhegrova shihet si një futbollist perfekt për skemat e Piolit dhe do merrte vendin e Messias.

Futbollisti dardan ka luajtur 21 ndeshje këtë edicion në Ligue 1, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 4 herë. 24-vjeçari ka luajtur më parë për Genk dhe Basel.