Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar ditën e sotme në Facebook një raport të Organizatës Botërore të Turizmit, i cili e rendit Shqipërinë të parën në Europë për 3 muajt e parë të këtij viti për rritjen e numrit të turistëve.

Ndërsa në botë, vendi ynë renditet në vendin e tretë pas Katarit dhe Arabisë Saudite, vende ku udhëtuan miliona turistë për shkak të ‘Kupës së Futbollit 2023’.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug,

konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror.”-shkruan Rama.