Britania e madhe po përballet me një “furtunë” politike, ku pas dorëheqjes së ministrave dhe deputetëve, kryeministri Boris Johnson tha se heqë dorë nga posti i kreut të partisë, ndërsa në shtator edhe nga posti i kreut të qeverisë.

Duhet se kjo situatë e “zjarrtë” ka nervozuar edhe ministrat. Së fundmi ministrja e Arsimit, Andrea Jenkins, u ka nxjerrë gishtin e mesit protestuesve teksa hynte në Dowing Street.

Krahas gjestit, ministrja iu drejtua turmës: “Qesh mirë, kush qesh i fundit”.

Pas zemërimit që shkaktoi, ajo sot ka kërkuar falje dhe sqaron se kishte arritur kufijtë pasi merrte kërcënime me jetë dhe se po mundohej të mbrohej.