Ministrja e Arsimit Evis Kushi së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë dhe të shkencave mjekësore teknike të viteve 2020 dhe 2021.

Gjatë fjalës së saj Kushi dha lajmin se Ministria e Arsimit ka miratuar 100 kuota shtesë për Mjekësinë e Përgjithshme.

Sot kam një lajm shumë të mirë për Universitetin e Mjekësisë. Për mjekët, për pedagogët, por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar.

Sapo kemi miratuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit 100 kuota shtesë në raport me vitet e kaluara për programin Mjekësi e Përgjithshme”, tha Kushi.