Shqipëria do të zhvillojë sot ndeshjen miqësore me Italinë në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45. Trajneri i kuqezinjve , Edy Reja ka vendosur formacionin zyrtar të lojtarëve.

Në prapavijë spikasin emra si Mihaj dhe Kumbulla. Mesfusha ka mjaft cilësi me Bajramin dhe Baren. Në sulm qëndrojnë emra si Uzuni dhe Broja.

Në krahun tjetër, Kombëtarja Axurre ka preferuar të thërrasë disa elementë të rinj, që sipas një deklarate të trajnerit tonë ata janë për tu provuar në ndeshjen e sotme. Sfida po pritet me padurim nga tifozët.