Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis u shfaq i emocionuar gjatë fjalimit të tij në sheshin para zyrave të OMONIA-s në Himarë para banorëve të Himarës duke premtuar mbështetjen e qeverisë dhe shtetit grek.

Mitsotakis e nisi fjalën e tij duke i cilësuar si miq të dashur dhe kujtoi se Shqipëria ka detyrim të respektojë dhe mbrojë të drejtat e minoritetit grek.

“Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta.

Ju përbëni dhe një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërinë drejt BE-së”, ka thënë kryeministri grek.

Më tej se është detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

“E drejta e fëmijëve të mësojnë gjuhën greke dhe mbrojë të drejtat e pronave tuaja. Çdo qeveri greke do jetë në krahun tuaj. Greqia ka lënë pas krizën dhe është tashmë një shtet i fuqishëm”, deklaroi Mitsotakis.