Teksa sot u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e Pjerin Xhuvani, gjyqi i radhës është shtyrë për në 17 janar. ngjarja ndodhi më 21 prill 2021.

Rezarta Tahiraj, avokatja e viktimës ka deklaruar se kërkon kohë që të paraqesë prova të reja të ngjarjes. Seancat gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt po zhvillohen në gjykatën e Elbasanit, pasi Gjykata e Lartë më herët vendosi se ky proces nuk do të transferohej në asnjë qytet tjetër.