Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.
Ato gjenden në ajër, ujin që pijmë dhe ushqimet që hamë dhe na rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme.
Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi sëmuret.
Simptomat e Pranisë së Lartë të Toksinave në Trup
Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve shkaktojnë shumë dëme dhe probleme si:
- Konstipacion,
- Dhimbje muskulare,
- Njolla në lëkurë,
- Mjegullim të trurit
- Aroma e keqe e trupit,
- Probleme me gjumin,
- Mbipeshë,
- Rënie të flokëve.
Mjaltë, Uthull Dhe Limon, Receta e Pastrimit Të Organizmit
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e një lëngu krejt natyral me veti pastruese të gjakut dhe të gjithë organizmit nga toksinat.
Përbërësit:
- 1 gotë ujë i vakët ose i ngrohtë,
- 2 lugë gjelle uthull molle
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë çaji xhenxhefil të grirë,
- Çerek luge çaji kanellë
- 1 majë luge çaji spec djegës të kuq
- 1 lugë çaji mjaltë.
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në ujë dhe pijeni menjëherë.
Përveç se pastron gjakun dhe organizmin nga toksinat, ky lëng ju jep gjallëri dhe energji të menjëhershme