Prej më shumë se një vit ne po luftojmë dhe jetojmë me këtë virus i cili po merr jetë njerëzish. Kjo sëmundje që ka paralizuar globin, ka shkatërruar ekonominë dhe ka ndikuar në jetën e gjithë secilit prej nesh na ka larguar nga njëri- tjetri po aq sa na ka larguar përgjithmonë edhe nga miqtë tanë.
Në gjithë botën për shkak të kësaj sëmundje janë ndarë nga jeta më shumë se 2 milionë e 820 mijë njerëz, ndërsa në vendin tonë rreth 2200 njerëz. Midis tyre kanë qenë edhe mjekë të cilët janë përballur që prej fillimit me këtë sëmundje, sakrifikuan jetën e tyre për t’iu shërbyer pacientëve.
Në emisionin “Rudina” është diskutuar për këta mjekë shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e Covidit. Të ftuar kanë qenë disa doktorë të cilët shprehen të prekur dhe të mërzitur për humbjen e këtyre mjekëve kaq të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe përgjegjësisë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
Në studio ka qenë Prof. Agron Ylli, Shef Shërbimi i Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, mjeku endokrinolog, Florian Toti dhe doktor Sokol Isaraj i cili është një kirurg plastik Ata kanë kujtuar 3 miqtë e tyre mjek që kanë humbur jetën së fundmi në një moshë shumë të re. Bledi Nini, mjeku otorinolaringolog u nda nga jeta më 25 Nëntor në 2020 në kulim e karrierës së tij në moshën 48-vjeçare. Ai u infektua gjatë punës së pa ndërprerë në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjeku kishte shkuar në Itali për kurim të specializuar, por përballja me virusin ishte e një luftë që nuk mundi ta fitonte, pavarësisht përpjekjeve maksimale të mjekëve.
Doktor Nini, njihej si një nga specialistët më të mirë në fushën e otorinolaringologjisë me mbi 20 vite eksperiencë. Bledi Ninit do të mbahen mend gjatë, jo vetëm nga ata që u shërbeu, por nga të gjithë qytetarët vlonjatë, ku ai punoi për një kohë të gjatë, si dhe në Tiranë, ku shërbeu gjatë viteve të fundit.
Drini Dobi, mjek neurolog u nda nga jeta më 9 Dhjetor të viti 2020 në moshën 51-vjeçare. Me një eksperiencë pune 25-vjeçare si mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ai besonte se vënia e një diagnoze të saktë është kyç në procesin e menaxhimit të sëmundjes. Në dy vitet e fundit ai drejtonte Shërbimin Neurovaskular. Madje në ndër të tij edhe ky pavion tashmë mban emrin ‘Drini Dobi’.
Gerond Husi, mjek endokrinolog i cili humbi betejën me Covid-19 më 13 Mars të këtij viti i cili ishte jo vetëm një nga emrat më domethënës të endokrinologjisë në Shqipëri, por edhe një nga doktorët më të dashur për pacientët. Ndonëse luftoi me gjithë forcat e tij në një spital në Stamboll, nuk ia doli të fitojë betejën me virusin e pabesë që e rrëmbeu nga jeta në moshën 50-vjeçare. Ai ka lënë pas bashkëshorten, doktoreshë Matildën dhe djalin e tij Ergi. Doktor Husi dha një kontributi të çmuar si një nga themeluesit e parë të Shoqates Shqiptare të Endokrinologjise, promovues i të rejave shkencore dhe organizator i shkëlqyer i aktiviteteve të Shoqatës, madje në Tetor të 2020 , u zgjodh president i Shoqatës. Në këtë vit lufte, të pandemisë ndaj Covid-19, Doktor Geri ishte gjithmonë në vijën e parë të frontit, natën dhe ditën, pa kursyer asgjë nga vetja…
Për këto 3 humbje, mjekët në studio kanë rrëfyer marrëdhënien që kishin me ta, si ishin si kolegë, mjekë dhe si miq e mbi të gjitha janë shprehur se janë humbje të pazëvendësueshme.
Kur në sfond ishte shfaqur mjekur Gerond Husi, kolegu dhe miku i tij Florian Toti u preku dhe i rrëshqitën lot në faqe. Ai shprehet se janë njohur që në vitin ’96 dhe për shumë vite kanë qëndruar bashkë në një zyrë, ku përveçse një koleg, ai e kishte dhe një mik shumë të mirë.
Rudina Magjistari: Shoh doktor Florianin që është i lotuar, ju e keni njohur personalisht, keni pasur një lidhje shumë të afërt me të apo jo?
Florian Toti: Në qoftë se me Drinin jemi njohur që në fakultet, në qofëse Bledin e kam njohur më vonë, me Gerin sikur jemi rritur bashkë. Kemi filluar specializimin bashkë në Endokrinologji në ’96-ën edhe nuk jemi ndarë. Për një periudhë të gjatë kohe kemi qenë në të njëjtën zyrë e të shikoj këto pamje sot për mua është e dhimbshme njëlloj si në datën 13 Mars kur morëm lajmin.
Geri luftoi fort, luftuan të gjithë si familje, ne të gjithë si miq, si shoqëri, por që siç thashë, ky virus i pabesë zgjidhka më të mirët për fat të keq. Do na mungojë të gjithëve. Me shaka ndonjëherë unë thoja që Geri është klonuar sepse ti e shikoje në kat të pestë, zbrisje, Geri ishte në urgjencë, ikje që aty, Gerin e shikoje tek ORL-ja. E kërkonin gjithkund, askujt nuk i thoshte jo gjithë ditën e gjithë natën. Është e vërtetë që si doktor Geri nuk vjen tjetër