Presidenti i vendit Ilir Meta i ka nisur një letër drejtuesve të institucioneve më të rëndësishme në vendin tonë, duke nisur nga burgjet, te tatimet apo doganat, te banka apo KLSH, që të tregohen më shumë se të kujdesshëm në këtë periudhë zgjedhore.

Meta ka vënë në dijeni të kësaj letre dhe trupin dipomatik, ndërsa nga drejtuesit e institucioneve kërkon që të evidentojnë çdo rast kur punonjësit e tyre kryejnë shkelje ligjore. Presidenti ka kërkuar që të gjithë të kryejnë me përpikmëri detyrat e tyre, pasi janë konstatuar fenomene negative në shpërdorimin e funksionit publik.

Letra e plotë e Metës:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI

Lënda:Mbi nevojën e marrjes së masave të shtuara organizative në ushtrimin e detyrave funksionale, zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, si dhe rritjen e vigjilencës përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Drejtuar: ZOTIT GENTI GAZHELI DREJTOR I PËRGJITHSHËM I DOGANAVE

ZONJËS DELINA IBRAHIMAJ DREJTOR I PËRGJITHSHËM I TATIMEVE

ZOTIT JONAID MYZYRI KRYETAR I KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

ZONJËS REIDA KASHTA DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË SË PROKURIMIT PUBLIK

ZOTIT ARTAN LAME DREJTOR I PËRGJITHSHËM I KADASTRËS

ZOTIT ADRIAN BYLYKU DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE

ZOTIT ARDI VELIU DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT

ZOTI ELVIS KOÇI DREJTOR I PËRGJITHSHËM I PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

ZOTIT AGIM ISMAILI DREJTOR I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE Tiranë

Në vëmendje të:ZOTIT ILIRJAN CELIBASHI KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

ZONJËS ERINDA BALLANCA AVOKATE E POPULLIT

ZOTIT ARBEN SHEHU KRYETAR I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

ZOTIT GENC SEJKO GUVERNATOR I BANKËS SË SHQIPËRISË

ZOTIT ERVIN METE DREJTOR I PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV I AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE

ZONJËS JULIANA LATIFI KRYETARE E AUTORITETIT TË KONKURRENCËS

ZONJËS ENKELEJDA MUÇAJ AVOKATE E PËRGJITHSHME E SHTETIT T

Për dijeni: SH.T.Z. VINCENZO DEL MONACO KRYETAR I PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI

SH.T.Z. LUIGI SORECA AMBASADOR I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

SH.T.ZNJ. YURI KIM AMBASADORE E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Tiranë

Të nderuar drejtues të institucioneve shtetërore,

Ashtu sikurse jeni në dijeni, vendi ynë aktualisht gjendet në periudhë zgjedhore, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë më 25 prill 2021.

Në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, për mbrojtjen e parimeve, dhe të drejtave themelore tënjeriut, të njohura nga Kushtetuta, si dhe me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të të gjithë aparatit shtetëror në tërësi, Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompentencave kushtetuese është angazhuar maksimalisht për tëndjekuredhe me më shumë vëmendje dhe për tu informuar,mbi funksionimin e institucioneve shtetërore, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, situatën para dhe paszgjedhore në tërësi, deri në daljen e rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve dhe fillimit të ushtrimittëmandatit prej Kuvendittë ri.

Në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standarteveeuropiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; dhe për të frenuar e denoncuar çdo fenomen negativ që mund të shfaqetpërgjatë gjithë kësaj periudhe, Presidenti i Republikës, do të ketë vëmendjen maksimale për të monitoruar veprimtarinë e administratës shtetërore, situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm, që reflekton hapur përpjekje për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe vëmendjen e shtuar ndaj të gjithë fenomeneve qëmund të reflektojnë shpërdorim të ushtrimit të funksionit shtetëror.

Në të kaluarën,në periudhat para dhe pas zgjedhore, dhe kryesisht përgjatëperiudhëstranzitore që përkon nga momenti i zhvillimittë zgjedhjeve e daljes së rezultatit paraprak deri në filliminefunksionimittëKuvendit të ri, në veprimtarinë shtetërore në tërësi, janëkonstatuarfenomene negative të natyrave të ndryshme, ku më sëshumti, e për fat të keq, është vërejtur një apati e funksionimit nëadministratën publike e shtetërore, e cila nuk ka reflektuar njëefiçiencëtë plotë.

Në disa raste janë evidentuar veprime të qarta të shpërdorimit të funksionit publik, duke vendosur nërrezik zbatimin e legjislacionit në fuqi, me pasojë cenimin e interesave të shtetit, shkeljen e lirive e të drejtave të njeriut, por dhe uljen e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.

Veçanërisht në institucionet që ju drejtoni, kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të rriskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime tëkundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e qëpadyshim kërkojnëtrajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektivembi sanksionet administrative apo penale.

Duke qenë se institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërdrejtë me sigurimin dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, interesat fiskalë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut,garantimin e rendit dhe qetësisë publike, administrimin dhe ruajtjen e resurseve e pronës publike dhe interesave të shtetit në tërësi,etj,që kanë ndikim direkt edhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Republikëne Shqipërisë, si President i Republikës, tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj rritjen e përgjegjshmërisë në mënyrë të posaçme përgjatë kësaj periudhe, me qëllim që jo vetëm të zbatohet rigorozisht legjislacioni në fuqi, por të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të orientimeve, shtrëngimeve, veprimeve apo vendimmarrjeve që janënë kundërshtim të hapurme ligjin, të kujtdo punonjësi,funksionari, individi, apo subjekti fizik apo juridik privat.

Përsa më sipër, kërkoj nga ana juaj si drejtues,qëpërmbushja e detyrave funksionale prej strukturave në institucionet tuaja, t’i nënshtrohet një vëmendjeje tështuar, nëdrejtim të verifikimittëpërditshëm tëzbatimit të ligjit për vendimmarrjet sipas fushës së veprimtarisë, ashtu edhe monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhduar, me qëllim garantimin e funksionimit normal të të gjithë aparatit shtetëror.

Edhe një herë më duhet t’ju theksoj që, funksioni shtetëror nga ana juaj duhet të ushtrohet me integritet dhe përgjegjshmëri të lartë, ashtu sikundër ju shpreh mbështetjen time që,për çdo veprim/mosveprimqëpërbën shkelje të ligjit, tëndërmerren nga ana juaj të gjitha masat e duhura për respektimin e kuadrit ligjor në fuqi, e për të vënë para përgjegjësisëindividualeadministrative apopenale, çdo shkelës të ligjit. Sinqerisht, PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META