Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për masat e sigurisë për tre kontrollorët trafikut e ajror.

Sot Gjykata do të japë masat e sigurisë për Muhin Mezinin Armando Fezgën, dhe Flora Ndrecën.  Kontrollorët akuzohen për ‘Shpërdorim Detyre” të kryer në bashkëpunim.

Seanca e cila do të zhvillohet nga gjyqtari i masave Arben Micko. Në  Gjykatë mësohet se janë të pranishëm edhe kontrollorë të tjerë në mbështetje edhe kontrollorë të tjerë.

Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për  Muhin Mezinin dhe Armando Fezgën, ndërsa “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën.

Dy prokurorët e çështjes, Marjeta Zaimi dhe Ledina Riza, në kërkesën për caktimin e masave kanë shpjeguar se kjo masë është në përputhje me veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për të cilën akuzohen tre të arrestuarit dhe që parashikon dënimin me 7 vite burg.

ora news