Një model i ri PS5 filloi të shfaqet në AustraliJaponi dhe një pjesë të SHBA më herët gjatë këtij muaji, me një dizajn të ri të brendshëm dhe një peshë të reduktuar. Falë një videoje teardown nga YouTuber-i i famshëm Austin Evans u zbulua se kjo “rënie në peshë” ka ardhur si rezultat i ndryshimit të pajisjes ftohëse në konsolë.

Kjo pajisje ftohëse është disi më e vogël se ajo origjinalja, që peshon saktësisht 300 gram më pak. Është ende jo e qartë arsyeja se pse Sony ka vendosur të zëvëndësojnë ftohësin kaq herët në ciklin e jetës së PS5, pasi pajisja tashmë nxehet shumë më shpejt krahasuar me pajisjet e para.

Evans e përmbyll videon duke thënë se ky ndryshim ka një impakt negativ në PS5, pasi tashmë regjistrohen temperatura më të larta. Mirëpo nga ana tjetër Sony zbuloi se ajo nuk po e shet më versionin $499 të PS5 “në humbje” falë reduktimit të kostove në pjesët e përdorura për të ndërtuar konsolën.

Ky ndryshim mund të jetë dhe hapi i parë i Sony drejt krijimit të një konsole më të vogël, pasi ajo aktuale ka një madhësi të konsiderueshme.