Momente tensioni ka pasur mes policisë dhe tre personave në një apartament në Tiranë, ku blutë shkuan të lajmëruar për një konflikt në familje.

Sipas policisë, një 26-vjeçar po dhunonte partneren e tij tre vite më të vogël. Por kur shkuan uniformat blu, çifti i të rinjve dhe babai i djalit kanë kundërshtuar forcat policore për të penguar shoqërimin në Komisariat të dhunuesit.

Ndërkohë policia bën me dije se të tre kanë përfunduar në pranga.

“Gjatë shoqërimit, shtetasi O. Xh., i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen H. D., 23 vjeçe, së bashku me 23-vjeçaren dhe babanë e tij, shtetasin E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

O. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– E. Xh., 55 vjeç dhe H. D., 23 vjeçe, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Dhunoi bashkëjetuesen, kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 26-vjeçari.

Në pranga edhe bashkëjetuesja dhe babai i tij, të cilët kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 26-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marie Logoreci”, një shtetas po dhunonte bashkëjetuesen e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Gjatë shoqërimit, shtetasi O. Xh., i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen H. D., 23 vjeçe, së bashku me 23-vjeçaren dhe babain e tij, shtetasin E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– E. Xh., 55 vjeç dhe H. D., 23 vjeçe, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.