Edhe në ditën e fundit të vitit, qytetarët shqiptarë kanë marrë një premtim sa i takon vitit të ardhshëm.

Drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar u shpreh se në fund të marsit, ose në fillim të prillit, do të nisë ndërtimi i Portit të ri të Durrësit, duke shtuar se kur të përfundohet ai port atëherë ‘do të na e ketë frikën edhe Monakoja’.

“Do të bëhet, do të jetë shumë speciale, do të jetë ndër më të mirat në Mesdhe, Do ketë vende dhe për jahtete e mëdha, do kenë vetëm një vend ku të shkojën, Durrësit se do ketë të gjitha shërbimet, do ketë disa klube jahtesh, atëherë Monaco duhet të na ketë frikën, do e bëjmë. Do e nisim sa më shpejt, ndërtimin do e nismin nga fundi i marsit, fillimi i prillit”, tha drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar.

Ndërsa kryeministri Edi Rama pati një sugjerim, për një hapësirë për këmbësorët buzë detit, e ndërsa tha se e gjitha duhet bërë me zemër e me shpirt. “Do ishte fantastike një hapësirë për këmbësorë. Ta bëjmë me zemër e shpirt”, tha Rama.

(E.H/Faxweb.al)