Drejtuesi i punimeve te grupit të OSSH në Memaliaj, Altin Zhupa është liruar ditën e sotme nga Gjykata. Zhupa u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë. 

Arrestimi erdhi disa orë pas humbjes së jetës se Agron Manait 55 vjeçarit elektricist i OSHEE në Tepelene teksa ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë gjatë një inspektimi rutinor.

Mësohet se viktima ka qenë nën shoqërinë e kolegut Adriatik Hasimi dhe ky i fundit ishte i pari që e gjeti të pajetë të shtrirë përdhe te shtrire përdhe.

Seanca e masës së arrestit ka përfunduar para pak minutash Gjykatën e Faktit në Gjirokastër. Nisur nga provat e mbledhura nga grupi hetimor si dhe nga ekspertiza ne vendngjarje e Inspektoriatit Shteteror Teknik dhe Industrial nga Tirana, hoqi përgjegjësinë direkte të Altin Zhupes por jo tërësisht pa përgjegjësi për atë që ndodhi.

Kjo u reflektua edhe në kërkesë e prokurorit Julijan Çafka i cili kërkoi masen e arrestit “Detyrim Paraqitje” çka u mbështet edhe nga kryesuesja e seancës gjyqesore Blerta Çibuku.

Altin Zhupa është i detyruar të paraqitet një herë në javë në organin e akuzës në Gjirokastër deri sa të zgjidhet çështja gjyqësore.