Një nënë që abuzoi për vdekje me vajzën e saj 7-vjeçare ndërsa gënjeu për shëndetin e saj për të kërkuar më shumë se 70,000 £ dhurime bamirësie, është dënuar me 16 vjet burg.

Kelly Turner muajin e kaluar u deklarua fajtore për abuzimin e fëmijëve që rezultoi në vdekjen e vajzës në vitin 2017, Olivia Gant, dhe për mashtrim dhe vjedhje bamirësie.

Thuhet se Turner i gënjeu mjekët për historinë mjekësore të vajzës së saj përpiqej për të marrë para dhe favore nga organizata si Fondacioni Make-A-Wish e të tjera.

Vite para se vogëlushja të ndërrojë kishte marrë operacione dhe mjekime të panevojshme.

Mjekët u mashtruan duke besuar se Olivia ishte e sëmurë, pjesërisht nga videot e nxjerra nga Turner që theksonin betejën e vajzës së saj me sëmundjen.

Shkaku i vdekjes së vajzës fillimisht u rendit si dështimi i zorrëve, por një autopsi më vonë nuk gjeti prova për këtë gjendje.

Sipas prokurorëve, shuma e vjedhjes nga bamirësia ishte midis 70,000 dhe 700,000 £.

Dënimi i Turner u dha të mërkurën nga gjyqtarja Patricia Herron, pasi Turner u deklarua fajtor muajin e kaluar për abuzimin e fëmijëve, që rezultoi në vdekjen e Olivia-s në vitin 2017 dhe për mashtrim dhe vjedhje bamirësie.

Akuzat e mëparshme – për vrasje të shkallës së parë, tentativë për të ndikuar në një nëpunës publik dhe falsifikim janë rrëzuar, si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët.