Gazetari dhe ish-politikani Ben Blushi rrëfen bisedën me një tifoz hollandez në Tiranë, teksa me aparatin e tij i ka kërkuar t’i realizojë një fotografi.

I pyetur për incidentet mbrëmjen e djeshme mes policisë dhe tifozëve të Feyenordit, tifozi me emrin Mark thotë se dje arriti të shpëtojë nga rrahja e tyre, por situata sot mund të mos jetë njësoj.

Shkrimi i Ben Blushit:

MARKU, TIFOZI HOLLANDEZ NË TIRANË

Luan Feynord me Romën, do dalim për foto,tha Albani

Dua ti bëj një foto trajnerit të Romës, Jose Murinjos, thashë unë

Ske ku e gjen Murinjon, tha Albani

E kanë varur te Universiteti mbi një vespa, thashë unë

E hoqën sot në mëngjes, tha Albani

Pse e hoqën Murinjon, e pyeta

Do jenë ankuar hollandezët, tha Albani,s’ju fusim në Evropë po të jeni me Murinjon

Duhet të ankohemi ne se tifozët hollandezë na kanë rrahur shumë policë dje, thashë unë

Kaluan para dyqanit tim, tha Albani

Si ishin, e pyeta

Me hunj në dorë, tha Albani

Të thyen gjë?

Ishin të rrethuar nga policia nuk na prekën, tha Albani

Po italianët, ku janë i ke parë?

Italianët janë te liqeni, tha Albani

Në qendër ka vetëm hollandezë, thashë unë, italianët e paskan dorëzuar sheshin Skënderbej

Italianët kanë frikë mos u bëhën pantallonat pis, tha Albani, hollandezët nuk pyesin

Shkojmë te pedonalja e Tiranës, aty ka shumë hollandezë të dehur, thashë unë

Ja ku janë, tha Albani, shife këtë me tatuazhe është tifoz i Feynordit

Si quhesh,e pyeta

Mark, tha hollandezi

Ca pune bën Mark?

Bëj instalime elektrike, tha Marku

Do fitoni sot?

Do fitojmë 3 me 1, tha Marku

Po kaluat pjesën e parë mund të fitoni, thashë unë

Ëe are fighters, tha Marku

Hajde të të bëj një foto Mark,

Ku të rri, pyeti Marku

Te ky muri këtu, thashë unë

Ca është ky muri, pyeti Marku

Ky është muri i Ministrisë së Brendshme, thashë unë

Mos dalin policët na rrahin, tha Marku

Pse ju rrahën dje?

Dje shpëtuam por sot nuk i dihet, tha Marku

Varet kush fiton, thashë unë

Ne do fitojmë, tha Marku

Me siguri ju fitoni, i thashë

Pse vërtet, do fitojë Feynord, pyeti Albani

Fiton Roma 2 me 0, thashë unë

Po pse i the atij që fiton Feynordi, tha Albani

Sepse ndryshe nuk më linte ta fotografoja, thashë unë

Epo pa gënjyer nuk bëhesh fotograf, tha Albani