Këngëtari i njohur Sardi Strugaj është një artist i ri që premton shumë në muzikë, në projektet e të cilit shumë nga ne gjejmë veten.
Për t’u lidhur më tepër me audiencën që e ndjek dhe e mbështet, ai nuk ngurron të ndajë më tepër detaje nga vetja e tij dhe nga projektet e reja për të cilat po punon fort.
Mirëpo, diçka na e ka mbajtur të fshehtë duke na bërë të pyesim veten: Është apo jo në një lidhje Sardi?
Kjo sepse postimet e fundit të lënë të dyshosh pak, kur shohim një vajzë elegante pranë këngëtarit, i cili nuk ia ka zbuluar portretin. Jo më larg se dje, Sardi publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video reels, ku në fakt dukej kokë e këmbë i dashuruar! Ai bashkonte duart me vajzën pranë tij, ndërsa ne sytë zemra!