Ndryshime në Policisë e Shtetit, ku është miratuar struktura e re.

Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës ku janë krijuar sektorë të veçantë në mënyrë që krimet e shtuara gjatë viteve të fundit të kenë një efikasitet më të lartë në parandalimin dhe hetimin e tyre.

Tashmë Komisariati i Kavajës do t’i kalojë Durrësit, e ndërsa Tirana do të marrë Komisariatin e Krujës. Vora do të njihet si Komisariati nr. 7 e ndërsa Kruja si Komisariati nr. 8. Praktikisht Tiranës i shtohen 2 komisariate. Nga ana tjetër Farka nga postë do të kthehet në stacion policor.

Gjithashtu u ngrit një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore. Edhe sektori i narkotikëve ka pësuar disa ndryshime ku është rritur numri i efektivëve hetues. Nga ana tjetër krimi ekonomik nuk do të ketë më agjentë të shpërndarë në terren.