Joe Biden bëri thirrje për një gjyq për krime lufte kundër Vladimir Putin.

“Ajo që po ndodh në Bucha është një krim lufte.” Kështu u shpreh  presidenti amerikan Joe Biden kur njoftoi se administrata e tij po studion sanksione të reja kundër Moskës. “Putini është brutal, ajo që i ndodhi Buçës është e tmerrshme,” shtoi ai. “Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten.” Joe Biden e tha këtë kur foli për tmerret në Bucha. Presidenti amerikan tha se “ne duhet të rindërtojmë të gjitha detajet e asaj që ndodhi dhe të mbajmë një gjyq për krime lufte” kundër Rusisë.

Por shumë shpejt ka ardhur përgjigja e Moskës. “Nëse amerikanët duan të hetojnë krimet e luftës, le të fillojnë me bombardimin e Jugosllavisë dhe pushtimin e Irakut”. Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar propozimin e presidentit amerikan Joe Biden për krijimin e një gjykate për krimet e luftës së rusëve në Ukrainë. “Sapo të mbarojnë, ata mund të kalojnë në bombardimin bërthamor të Japonisë,” shtoi Zakharova, cituar nga Interfax.