Reshjet e orëve të fundit nuk krijojnë probleme

Reshjet e shiut që kanë vijuar që prej orëve të pasdites nuk kanë shkaktuar probleme sa I takon qarkut të Elbasanit. Sipas informacioneve zyrtare nga Shërbimi I Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit rezulton se reshjet kanë qenë me intensitet mesatar dhe nuk janë raportuar problem. Akset nacionale që kalojnë në qark janë të hapura dhe kalimi bëhet pa problem. Lumenjtë e përrenjtë pavarësisht rritjes së lehtë të nivelit të ujit  nuk paraqesin problem. Të vetmet problem janë ato me energjinë elektrike në fshatin Labinot Mal të bashkisë Elbasan ku si pasojë e një difekti ka mungesë të energjisë por që bëhet me dije se popunohet per riparimin e defektit. Ndërhohë Sipas MeteoAlb, parashikohet që në kushtet e vranësirave dhe shirave të mbetemi deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet ndërprerje e tyre për tu rikthyer sërish mëngjesin e së shtunës në të gjithë Shqipërinë.Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë shira të dendur në pjesën me të madhe të vendit, në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore, kryesisht verilindja e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojne sërish rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.