Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet te lartë dhe era te fuqishme. Deri në këto momente raportohet për dëmtim të infrastruktures rrugore në të gjitha njesite dhe shkëputje te energjise elektrike. Po punohet per venien dhe mbajtjen ne funksion te rrugeve auto qe lidhin bashkin me qendrat e Njesive Administrative.

Si rezultat i reshjeve te shumta kemi dalje te perrenjve nga shtrati dhe permbytje te nje sipërfaqe prej 400 ha ne Fushen e Muriqanit, Njesia Administrative Ana e Malit.

Ka dëmtime të rrugëve dytesore pothuajse në të gjitha njësitë.

Nga Theth ka dalë nga shtrati perroi Nikgjonaj, dhe ka prezence uji ne 3 banesa. Energjia mungon në të gjitha njësitë administrative.

Mes të tjerash se reshjet me intensitet të lartë vazhdojnë dhe në territorin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, ku si rezultat i rënies në sasira të mëdha Përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati, ndërsa në Bajzë ujerat kane depërtuar në 2 banesa, atë të Mark Qosjas dhe Asllan Culajt ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.