Ashtu siç ishte parashikuar, vendi ynë është “pushtuar” nga reshjet e shiut, pas ditëve të nxehta.

Edhe qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë në një stuhi shiu, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar.

Ndërsa deti është i qetë, dy tragete kanë mbërritur në port pa probleme, dhe dy të tjerë do të nisen.

Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë. Gjithsesi moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi fillimi i javës tjetër pritet të jetë me mot të mirë, ku pushuesit e Vlorës, por jo vetëm, mund të shijojë plazhin dhe rrezet e diellit.

Previous articleNdodhej në një lokal të Tiranës me armë zjarri, policia arreston 36-vjeçarin
Next articleShmangni daljen në det me mjete lundruese, Policia Kufitare e Vlorës apelon pushuesit pas motit të keq