Një sulm i tëmerrshëm që do t’u përngjante skenave të filmave horror ka ndodhur në verilindje të Mozambikut, ku militantët ekstremistë kanë vrarë të paktën 50 persona, u kanë prerë kokat dhe kanë coptuar kufomat e tyre.

Trupat e viktimave u gjetën të shpërndara në pyll, ndërsa arena e futbollit u kthye në vendin e ekzekutimit.

Fshatarët u kapën e u vranë teksa përpiqeshin t’i shpëtonin dhunës teksa militantët gjithashtu dogjën shtëpitë e tyre në sulmin e të shtunës e të dielës.

Tragjedia vjen pas një seri episodesh të rënda dhune në Mozambik nga ekstremistë të lidhur me ISIS.
Rreth 4,000 militantë ekstremistë besohet se po luftojnë kundër qeverisë në Mozambik, së bashku me grupe të tjera islamiste që po përpiqen të krijojnë një kalifat.

“Ata dogjën shtëpitë dhe ndoqën popullatën që tentonte të shpëtonte drejt pyllit, kur i arritën ata kryen veprime makabre ndaj tyre”, tha kreu i policisë së Mozambik për The Times.

Militantët që veprojnë në zonë kanë sulmuar dhe fshatra të tjerë në zonë një javë më parë, duke vrarë e bastisur, duke u rikthyer më pas në pyje.

“Policia ka mësuar për masakrat e militantëve nga reportimet e nejrëzve që kanë gjetur kufomat në pyll”, tha një oficer policie i zonëss së Mueda.

“Mund të numëroje rreth 20 trupa të shpërndarë në një zonë prej 500 metrash”, shtoi ai.

Një punonjës ndihme në Mueda tha se pjeset trupore i ishin dhënë familjeve për varrosje.

“Funeralet u mbajtën në dhimbje të madhe. Trupat ishin në dekompozim dhe nuk mund t’i tregoheshin të pranishmëve”, shtoi punonjësi.

Dhuna xhihadiste ka goditur shpesh provincën e Cabo Delgado.

Krahina e pasur me gaz ka investime prej rreth $60 miliardë por banorët muslimanë të saj nuk përfitojnë thuajse asgjë dhe vendi po kthehet në një terren rekrutitmi për ekstremistët.