Klevis Balliu i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 nuk ka shprehur qejfmbetje për lënien jashtë listës për deputet nga anëtarësia e PD në Pogradec.

Balliu lë evazive të ardhmen e tij brenda PD dhe në politikë, teksa bën thirrje për bashkim me PD dhe Opozitën e Bashkuar për të larguar Edi Ramën.

Ish-deputeti thekson gjithashtu se PS do të shpartallohet kudo në çdo qytet e lagje, teksa shton se ajo më 25 prill do të dalë parti e tretë

”Do të merren vesh të gjitha. PD është shumë transparente. Duhet të bashkohemi me PD, me Opozitën e Bashkuar për të larguar Ramën si fatkeqësia më e madhe kombëtare në Shqipëri. Më 25 prill PS do shpartallohet dhe do jetë parti e tretë.

S’është koha për qejfmbetje, por për bashkim kombëtar për të mundur një njeri që po na shkatërron ëndrrën europiane. Ky është shkaktar që nuk po na hapen negociatat, dhe madje rrezikojmë. Do mbahet mend për vjedhje spektakolare ndaj qytetarëve, Kushtetutës e ligjit .”- tha Balliu.