Ministria e Shëndetsisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, ku në qarkun e Elbasanit kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS-Cov2, 46 qytetarë, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 38 raste, Peqin 8 raste, Librazhd 4 raste. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me virusin 2 qytetarë nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.