Delegacioni i BE-së ka reaguar në lidhje me situatën e gazetarëve në Shqipëri, pas protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Bashkimi Evropian, përmes një postimi në “twitter” ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të garantojnë kushtet e duhura që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi.

Po ashtu, në njoftim theksohet se gazetarët duhet që të kenë akses në mënyrë të plotë në informacione.

“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”- thuhet në reagim.

Gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës nuk kanë munguar shoqërimet në polici as të gazetarëve që ishin në terren duke bërë punën e tyre.