MTV ka njoftuar se Video Music Awards do të rikthehet sërish në New York City në 12 shtator. Madje është vendosur që me këtë rast të nderohen edhe viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit për 20-vjetorin.

Spektakli i famshëm, i cili do të transmetohet live nga Barclays Center, po bashkëpunon me organizatën jofitimprurëse 9/11 për aktivitetet që çojnë në shfaqjen e çmimeve në mënyrë që të “promovojë ndërgjegjësimin dhe veprimin pozitiv” për 20 vjetorin e tij. MTV do të nderojë jetët e humbura, familjet e tyre dhe anëtarët e shërbimeve që ju përgjigjen sulmeve.

Vitin e shkuar spektakli i çmimeve, i drejtuar nga Keke Palmer, u mbajt rreth New York City në vende të ndryshme, pa praninë e asnjë personi për shkak të kushteve të pandemisë.

Lady Gaga mori pjesën më të madhe të çmimeve në 2020-n, pasi fitoi titullin e artistes së vitit, së bashku me çmimin e këngës së vitit, kinematografia më e mirë dhe bashkëpunimi më i mirë për “Rain on Me”. Ajo fitoi edhe çmimin MTV Tricon.

Spektakli i fundit me praninë e njerëzve u mbajt në Prudential Center në Newark, New Jersey ku Billie Eilish dhe Ariana Grande fituan pjesën më të madhe të trofeve, nga 3 secila. Detajet e tjera për eventin e këtij viti do të njoftohen së shpejti, kur të afrohet dita e spektaklit.