Erion Murataj PSD

Reperi i njohur Fero, ka ndar me ndjekësit e tij një postim prekës në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, Ninës, e cila ka mbushur 4 vjeç.

Në një rrëfim të ngarkuar emocionalisht, Fero deklaron se nuk e ka parë vajzën prej 8 muajsh. Gjithashtu i drejtohet në mënyrë indirekte ish-partneres dhe avokates së saj.

“Nina, bebja ime, sot ti mbush 4 vjeç e unë s’mund të jem afër teje. Tetë muaj më kanë ndarë padrejtësisht nga ti, pa mundur të të shoh, të të përqafoj, apo të të uroj si çdo babë. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk.

Por unë po luftoj për ty, për ne të dy, për të drejtën time si babi yt – për të të pasur afër, për të të dashur pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë.

Kurrgjë nuk mundet ta thyejë lidhjen tonë. Të premtoj që do të vij, do të të mbaj fort dhe s’do të të lë më kurrë. Gëzuar ditëlindjen, shpirti im! Babi të do pafundësisht edhe po vjen për ty.”