Muzeu i varrezave të dëshmorëve në Elbasan, një tempull i kujtesës historike, sot është për të ardhur keq .
Në vend që të ishte mishërimi ku qytetarët të njihnin herojntë e qytetit, ai është kthyer në një bazë të përdoruesve të lëndëve narkotike dhe endacakëve .

Mungesa e investimeve dhe garantimi i ambjenteve nëpërmjet një roje e ka lënë në mëshirë të fatit këtë aset kulturor të qytetit .
Egnatia News ishte sot në ambientet e Muzeut të varrezave të dëshmorëve ku konstatoi gjëndjen e tij të mjerueshme .

Qytetarët , kryesisht ata të moshës së tretë që janë edukuar me vlerat e mirënjohjes ndaj dëshmorëve , shprehen të indinjuar për këtë situatë.