Mijëra punëtorë kanë protestuar në kryeqytet duke kërkuar shtesat prej 100 Euro për çdo të punësuar deri në miratimin e Ligjit për pagat. Në protestën e organizuar nga Bashkimi i Sindikatës së Pavarur të Kosovës e që përfundoi para qeverisë së Kosovës është kërkuar edhe zbatimi n e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore si dhe ndryshim e Ligjit për Skemat Sociale. Kërkesa prej 100 eurove vjen për shkak rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencialë.

Ndërsa kreu i SBASHK-ut ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk shqyrtohen atëherë do të futen në grevë nga 20 prilli.

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar amendamentimin e ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti që të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.