Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve të cilët e pyetën nëse ka përfunduar faza e ndryshimeve në polici, kreu i saj Gledis Nano tha se çdo ndryshim bëhet për të pasur sa më shumë rezultate. Ai tha se Policia e Shtetit do të ketë ndryshime sa herë të jetë nevoja, me qëllim arritjen e objektivave.

“Ndryshimet nuk bëhen me faza, bëhen për të rritur performancën, për të kërkuar edhe më shumë rezultate nga drejtuesit e rinj që vijnë apo marrin përsipër apo komandohen në detyrë. Sa herë do të ketë nevojë Policia e Shtetit do të ketë ndryshime, me qëllimin e vetëm për të arritur ato rezultate dhe objektiva që ne presim”.