20 shtete të NATO-s janë angazhuar në stërvitjen e madhe “Europe Defender21” duke testuar gatishmërinë ndaj rreziqeve të ndryshme që mund të cënojnë sigurinë.

Stërvitja është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj provokimeve të Rusisë ndaj perëndimit gjatë viteve të fundit.

Nën moton “Kush sulmon njërin prej nesh, na ka sulmuar të gjithëve”, NATO testoi forcën sëfundmi në Rumani me tanke dhe blinda.

Mediat ndërkombëtare i vlerësojnë raportet e perëndimit me Rusinë si më të ultat që prej shembjes së Murit të Berlinit, gjë që pasqyron seriozitetin e situatës dhe nevojën që vendet e NATO-s të jenë të përgatitura ndaj çdo agresioni rus.