Sipas një zyrtari të lartë të NATO-s, përparimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë duket se po lëkundet. Zëvendës-sekretari i përgjithshëm Mircea Geoana tha:
“Pushtimi brutal nga Rusia po humbet vrullin. Ne e dimë se me trimërinë e popullit dhe ushtrisë ukrainase dhe me ndihmën tonë, Ukraina mund ta fitojë këtë luftë”.
Komentet e tij vijnë ndërsa diplomatët e lartë të NATO-s po takohen në Berlin për të diskutuar ofrimin e mbështetjes së mëtejshme për Ukrainën dhe lëvizjet nga Finlanda dhe Suedia për t’u bashkuar me aleancën.