Sot në orën 16:00 përfundon edhe afati për depozitimin e kandidaturave për Presidentin e ri të Shqiëprisë, afat që u vendos në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve disa ditë më parë me propozim të Partisë Socialiste.

Por kur kanë mbetur edhe 3 orë nga përfundimi i afatit, ende nuk ka asnjë emër për kreun e ri të shtetit. Nesër është parashikuar të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve dhe të mbahet formalisht edhe raundi i parë i votimit, që mesa duket do të digjet, për shkak se nuk ka asnjë dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se propozimet e Partisë Demokratike do t’i pranojnë vetëm nga Enkelejd Alibeaj dhe jo nga “Rithemelimi”, por këta të fundit në mblehdjen e Këshillit Kombëtar vendosën që të jetë Komisioni i Rithemelimit që do të vendosë mbi çështjen e Presidentit.