Pas më shumë se një viti pritje është publikuar para disa ditësh albumi i shumëpritur “Donda” nga Kanye West.
Ky album ishte planifikuar për publikim që vitin e shkuar, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 26 këngë.
Albumi përmban një sërë yjesh të ftuar, duke përfshirë Jay-Z, The Weeknd, Travis Scott, Kid Cudi, Lil Yachty, Roddy Ricch, Pusha-T, Playboi Carti, Baby Keem, Westside Gunn, Jay Electronica, Sheek Louch, Jadakiss, Jhe Rooga.
Përmes këtij albumi, Kanye West po hedh më shumë dritë për ndarjen nga Kim Kardashian.
Thuhet se kënga “Hurricane” tregon tradhëtinë ndaj ish-gruas pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Sipas prestigjiozes “Page Six”, burimet konfirmuan se në këngë reperi rrëfen pabesinë. Përkundër tradhtisë, nuk ishte kjo arsyeja e përfundimit të martesës gati 7-vjeçare pasi ata mirëpritën dhe 3 fëmijë të tjerë.
“Kënga është një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ka bërë gabim dhe marrja e përgjegjësisë për përfundimin e martesës.”, tha burimi.
Kim Kardashian dhe Kanye West po përfliten prej ditësh për një ribashkim. Thashethemet nisën që nga momenti kur ata të dy u fotografuan vetëm për vetëm buzë detit duke drekuar.
Më vonë, Kim i shtoi benzinë zjarrit duke u shfaqur me një fustan nusërie në shfaqjen e albumit të reperit. Madje të pranishmit në event publikuan një video, në të cilën Kim dhe Kanye shfaqeshin duke u larguar bashkë të kapur për dore.