Lagjet periferike vijojnë të jenë më plehra
Situata me mbetjet vazhdon të jetë ende një problem në disa lagje të qytetit te Elbasanit. E tillë është gjendja dhe në lagjen “5 Maji”ku prej ditësh kontenierët nuk janë pastruar duke e kthyer hapsirën midis koshave në një pikë grumbullimi mbetjesh.
Më shqëtësues është fakti se këta kontenierë ndodhen fare pranë shkollave. Qytetarët shprehen të shqetësuar për shëndetin e tyre pasi prej disa ditësh gjendja është e njetë. Edhe pse të njohur me situatën ata kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë për të marrë masa.
Shkak për probleminme mbetjet në bashkinë e Elbasanit është bërë tërheqja e firmës kontraktuese nga menaxhimi I tyre .
Edhe pse prej disa ditësh bashkia e Elbasani është duke ndërhyrë me punonjësit e agjensisë së shërbimeve publike për të bërë të mundur pastrimin e qytetit sërisht burimet nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar një qytet të madh si Elbasani.