Politika dhe qytetarët ndërojnë dëshmorët e Elbasanit

Edhe në qytetin e Elbasanit është zhvilluar ceremonia e nderimit të dëshmorë të Elbasanit të cilët dhanë jetën për lirinë e atdheut. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm drejtues vendor dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri.  Pas nderimit të dëshmorëve kryebashkiaku I Elbasanit vlerësoi dhe lartësoi emrat e atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve të cilët nderuan kujtimin dhe kontributin e të parëve të tyre! Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

 Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.